Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës

Goditet grup kriminal i trafikut të drogës italo-shqiptar, arrestime në disa vende të Europës

Policia e Shtetit e Reggio Emilias po zbaton një urdhër për aplikimin e masës së sigurisë arrest me burg, të lëshuar nga gjyqtari për hetimet paraprake (GIP) pranë Gjykatës së Bolonjës, me kërkesë të Prokurorisë së Republikës së Bolonjës, Drejtoria Rajonale Antimafia, ndaj 9 personave, shumica prej tyre shtetas shqiptarë, të dyshuar për veprën penale të organizimit kriminal për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni, i koduar “Sturl One”, përfshin arrestime dhe kontrolle të shumta që po zhvillohen paralelisht në disa shtete. Përveç provincave italiane Reggio Emilia, Bergamo, Brescia dhe Savona, veprimet policore janë shtrirë edhe në Shqipëri, Francë dhe Spanjë, duke treguar shtrirjen e gjerë ndërkombëtare të rrjetit kriminal. Hetimet kanë zbuluar një strukturë të organizuar mirë, me role të përcaktuara qartë, ku shqiptarët...