Goditet “çerdhja” e prostitucionit në Durrës, procedohen 2 braziliane dhe 2 të tjera në kërkim, e pëson administratori i hotelit (VIDEO)

Goditet “çerdhja” e prostitucionit në Durrës, procedohen 2 braziliane dhe 2 të tjera në kërkim, e pëson administratori i hotelit (VIDEO)

pamje nga arrestimi DURRËS- Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion është goditur në Durrës. Policia bën me dije se një ambient i marrë me qira në lagjen nr.13 të qytetit ishte marrë me qira për të ushtruar prostitucion, ndërsa është proceduar administratori i hotelit. Po ashtu, janë proceduar 2 braziliane që ushtronin prostitucion dhe dy shtetase të tjera janë shpallur në kërkim, një prej tyre kishte marrë me qira ambientin. Në kuadër të operacionit u proceduan edhe 8 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 10 celularë dhe pasaporta. Njoftimi i policisë: Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit Finalizohet, pas 2 javësh hetime me metoda...