Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën. Një denoncim i bërë pasditen e sotme dhe i shpërndarë edhe në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin. Rasti u referua menjëherë në Prokurori, duke nisur dhe procedim penal për veprën e “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre Blerina Basha. Sipas burimeve policore, fëmijët e mitur nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe janë të kequshqyer për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është nënë e divorcuar dhe aktualisht pa punë. Specialistët për Hetimin e Krimeve...
Burimi:
gijotina.com