Gjyqtarja fshehu dënimin në Greqi? ILD nis hetimin për Irena Gjokën, kritika KLGJ-së që s’mori vendim

Gjyqtarja fshehu dënimin në Greqi? ILD nis hetimin për Irena Gjokën, kritika KLGJ-së që s’mori vendim

Irena Gjoka TIRANË-Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj Irena Gjokës, gjyqtare pranë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Sipas njoftimit zyrtar, ILD thotë se ka shqyrtuar ankesën e regjistruar dhe ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjyqtarja mund të ketë kryer veprime për shkelje disiplinore.  Vendimi vjen pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk e pranoi nisjen e verifikimit për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, nëse është apo jo në kushtet e mos ushtrimit të detyrës për shkak të dyshimeve se nuk ka deklaruar një dënim në Greqi. Vendimin ILD e ka bazuar me iniciativë për shkak të informacioneve të dala publikisht si dhe në dy ankime të mbërritura në adresë të tij nga eksponentë...