“Gjyqtarët nën presion nga SPAK pasi janë nën përgjim”, gjykatësi anglez quan spekulative argumentet e Ledi Biankut
Ledi Bianku dhe Daniel Sternberg LONDËR- Në gjykatën Westmister Magistrate Court në Londër, gjykatësi anglez Daniel Sternberg i ka vlerësuar si spekulative dhe hamendje opinionet në dëshmi, të ish-gjyqtarit të Shqipërisë në Strasburg Ledi Bianku, gjatë një procesi ekstradimi. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon vendimin e gjykatësit Sternberg datë 12 Mars, ndaj të kërkuarit të SPAK, Alban Gjidiaj për trafik armësh nga Shqipëria në Angli. Ledi Bianku përmes video-linku ka dhënë dëshminë në gjykatë, si ekspert i thirrur nga mbrojtja e Alban Gjidiajt për të bllokuar ekstradimin, betejë të cilën i riu nga Tropoja, e ka humbur. Narrativa e Ledi Biankut në shërbim të mbrojtjes të Gjidiajt, për të ndihmuar bllokimin e ekstradimit, lidhet me pretendimet se çfarë kërkojnë prokurorët e SPAK vendosin...
Burimi:
zeri.ai