Gjyqi për Veliajn në GJKKO, avokati Ndreca: Do shihet drejtësia në raport me standardet europiane

Gjyqi për Veliajn në GJKKO, avokati Ndreca: Do shihet drejtësia në raport me standardet europiane

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca thotë se ka vendosur të marrë përsipër këtë çështje për shkak të njohjes personale me kryebashkiakun, ndërsa shtoi se kjo dosje është sfiduese jo vetëm për të, por edhe për drejtësinë. Sipas tij Veliaj po mbahet në burg padrejtësisht, duke i mohuar atij të drejtën për të folur dhe për të ushtruar profesionin. Për të kjo dosje është shumë sfiduese dhe është një rast që tregon deformim të sistemit të drejtësisë. “E para, nuk mund të them që ishte një seancë tejet e tensionuar, por me debate profesionale. Por, ashtu siç duhet të jetë një seancë e atij niveli, është e natyrshme të ketë debate. Arsyeja pse vendosa ta marr përsipër, është fakti i njohjes personale me Veliajn,...