Gjyqi për Gërdecin, Mediu flet pas seancës: S’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur
Këtë të martë u mbajt seanca e radhës për “Gërdecin”. Pas përfundimit të seancës, Fatmir Mediu dha një prononcim për gazetarët, ku tha se ‘s’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur’, ndërsa shtoi se prokuroria nuk ka sjellë prova, por vetëm akte. “Ato që pretendon prokuroria si prova s’kanë lidhje me ministrin. S’ka akt ligjor kushtetues që ministri mund të ketë bërë shpërdorim detyre. S’mund të vazhdojë një proces me aludime se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Mediu. Po ashtu ai tha se gjyqtari i paraprakes s’mund të jetë i njëjtë me të themelit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv