Gjyqi për dosjen e ARRSH, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Valter Begaj për ndarjen e çështjes dhe dy kompanive
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valter Begaj për ndarjen e çështjes së tij dhe dy subjekteve Net Shpk dhe Dam shpka. Begaj është marrë i pandehur për abuzimet me tenderat e ARRSH-së, dosje në të cilën përfshihet edhe ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi. Kërkesa u paraqit nga avokati i tij me argumentin se procesi po zvarritet nga bashkë të pandehurit e tjerë. Por kërkesa u rrëzua nga gjykata sepse nuk është në konform parashikimeve të nenit 93 të Kodit të Procedurës Penale.
Burimi:
sot.com.al