Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK tregon provat shkencore, si u identifikuan Dervishaj dhe Meçaj

Gjyqi për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj/ SPAK tregon provat shkencore, si u identifikuan Dervishaj dhe Meçaj

SPAK paraqiti në gjykatë provat se si ka identifikuar Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, në Durrës. Në seancë u paraqitën disa prova shkresore që lidhen me komunikime në platformën e koduar Sky ECC. Prokurori Adnan Xholi renditi para gjykatës kodet e përdorura nga anëtarët e grupit kriminal. Sipas prokurorisë, nga komunikimet është identifikuar edhe kodi i përdorur nga Plaurent Dervishaj. Në një prej bisedave është gjetur një fotografi dhe të dhëna personale, përfshirë emrat e fëmijëve dhe datat e lindjes së tyre, të cilat janë verifikuar dhe rezultojnë se i përkasin Dervishajt. Gjatë seancës u shfaqën edhe komunikime, fotografi dhe materiale të tjera të shkëmbyera mes tij dhe përdoruesve...