Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhës, Ema Çokut dhe Fatime Kryemadhit. Prokurori i çështjes në procesin me dyer të mbyllura që po zgjat prej disa orësh, Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave. Në gjyq ka folur edhe ish-presidenti Ilir Meta, ndërsa seanca sapo ka përfunduar. Pas përfundimit të seancës, avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani, dha detaje nga dinamika e zhvillimeve brenda sallës së gjyqit. Ai deklaroi se gjatë seancës pati mosmarrëveshje me prokurorët, të cilët sipas tij paraqitën akuza të paqarta dhe të pasakta. “Debati ka qenë për të saktësuar personat dhe vendet, në mënyrë...
Burimi:
gijotina.com