Gjyqi ndaj kryebashkiakut, caktohet data e seancës së parë gjyqësore për Erion Veliajn

Gjyqi ndaj kryebashkiakut, caktohet data e seancës së parë gjyqësore për Erion Veliajn

erion veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 9 mars, ora 09:30, për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve të tjerë të dosjes. Pak ditë më parë, shorti përcaktoi edhe treshen gjykuese, ku kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, e cila aktualisht gjyqtare në procei "Plumbi i artë". Ndërsa, dy gjyqtarët e tjerë anëtarë, do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Tre gjyqtarët e përzgjedhur me short elektronik do të shqyrtojnë çështjen ndaj kreut të bashkisë më të madhe në vend, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, biznesmenit Elman Abule, si dhe disa të pandehurve të tjerë, përfshirë edhe subjekte juridike. Në total, në proces janë 18 persona fizikë dhe disa shoqëri tregtare, të cilët përballen me akuza për pastrim parash. Më 9...