Gjyqi ndaj ish-komandantëve të UÇK-së/ Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Veselin, Selimin e Krasniqin
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, të paktën. Vendimin për zgjatjen e kësaj mase ndaj tre ish-eporëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që gjykohen bashkë me Hashim Thaçin, e mori Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në çështjen Thaçi. Përmes një njoftimi kjo gjykatë bën me dije se në rastin në fjalë trupi gjykues ”konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund ta pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë krime të tjera”. Gjithashtu, bëhet me dije se vendimi i fundit i rishikimit të paraburgimit të Thaçit u lëshua në dhjetor 2025, dhe rishikimi i ardhshëm pritet në shkurt. Ky vendim erdhi një ditë pasi, Specialja njoftoi se nga 9 deri më...
Burimi:
gijotina.com