Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv
Gazeta belge, LA LIBRE ka raportuar se sot në Bruksel është mbajtuar seanca për nëntë persona e vrasjes së Ardit Spahiut, ngjarje e kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. Sipas LA LIBRE, partnerja aktuale e Franc Gergely-t, i njohur si Çopja, i dyshuari kryesor për vrasjen, ka dëshmuar nëpërmjet video-konferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë dëshmisë, ajo e përshkroi atë si një burrë besnik dhe jo agresiv, i cili kurrë nuk ngrinte zërin para askujt. Ajo gjithashut deklaroi se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet kriminal të të akuzuarit dhe shpalli pafajësinë e partnerit të saj. Në seancë ka dëshmuar përmes video-konferencës edhe një shqiptar nga Elbasani rreth 30-vjeç. Ai ka deklaruar se njihte dy familjet Alibej dhe Çopja, të cilat janë përfshirë në një luftë klanesh që...
Burimi:
gijotina.com