Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhiut/ Dëshmon babai i Noizyt në GJKKO: Nuk e di kush e sulmoi lokalin, ishim në gjumë. Kleviol Ahmeti ka pasur fërkime me djalin për…
Në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca e radhës ndaj bandës së Laert Haxhiut, ku dëshmitar është babai i reperit të njohur, Noizy, Bashkim Rajku. Ai ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë dhe ka dëgjuar zhurmën nga sulmi ndaj lokalit që ndodhej në të njëjtin objekt. “Kur ka ndodhur ngjarja kemi qenë në gjumë. Zbritëm dhe pamë xhamat e thyer, gjithçka e shkatërruar”, tha Rajku, duke shtuar se nuk kishte dijeni për autorët dhe se nuk kishte konflikte të mëparshme me askënd. Ai u pyet gjithashtu nga prokurori për emrin e Kleviol Ahmetit, për të cilin pranoi se ka pasur “fërkime” me djalin e tij për çështje xhelozie në muzikë, por mohoi të ketë pasur përplasje fizike. Në të njëjtën...
Burimi:
top-channel.tv