Gjyqi i Laert Haxhiut,  dëshmitari rrëfen vrasjen e Çajup Selimit: 20 minuta më pas, më mori policia dhe më tha se…

Gjyqi i Laert Haxhiut, dëshmitari rrëfen vrasjen e Çajup Selimit: 20 minuta më pas, më mori policia dhe më tha se…

U mbajt në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës ndaj grupit të Laert Haxhiut, rivalit të kreut të “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare. Sot (4 mars) u dëgjua dëshmia e Elvis Shehut, në lidhje me ekzekutimin për hakmarrje të Çajup Selimit, kundërshtar i grupit të Haxhiut, pesë vite më parë. Haxhiu, i arrestuar dhe ekstraduar nga Greqia dy vjet më parë, akuzohet nga SPAK për një serial atentatesh të organizuara, urdhëruara dhe financuara ndër vite, kryesisht kundër grupit rival të Bares. I penduar për këtë dosje është edhe Artan Tafani, që ka rrëfyer të gjithë zinxhirin e vrasjeve, plagosjeve, gjobvënieve, grabitjeve dhe krimeve të tjera të kryera në mbi një dekadë. Pyetjes nëse e njihte Selimin, dëshmitari iu përgjigj në mënyrë pohuese. Kurse për vrasjen...