Gjykata zvarrit çështjen/ I burgosuri hyn në grevë urie, letër për TCH: Fitova gjyqin në Strasburg, nuk po e zbatojnë vendimin

Gjykata zvarrit çështjen/ I burgosuri hyn në grevë urie, letër për TCH: Fitova gjyqin në Strasburg, nuk po e zbatojnë vendimin

Gjykata e Strasburgut deklaroi pak ditë më parë se Shqipëria duhet të zvogëlonte ngarkesën e çështjeve të prapambetura në nivele të ndryshme gjyqësore duke plotësuar vendet vakante përkatëse gjyqësore dhe duke siguruar burimet e nevojshme për sistemin gjyqësor. Në një letër dërguar gazetares Anila Hoxha, Pëllumb Yzeiraj, tregon se e ka fituar çështjen e tij në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila thekson se i dënuari duhet të ndërpresë dënimin. Në letrën e dërguar përpara disa ditëve, ai shprehet se Gjykata e Fierit dhe ajo e Apelit e kanë zvarritur dhe se është futur në një grevë urie deri sa këto gjykata t’i japin një zgjidhje çështjes së tij. Letra e Plotë: E nderuar znj. Hoxha, E di që emri im...