Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Gjykata liron 4 demonstruesit, Noka: Protestat e nisura do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj narkoqeverie
U mbajt sot seanca në Gjykatën Penale për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë. Gjykata vendosi të shpallë arrest të paligjshëm të 4 protestuesve, duke i liruar. Procesin e ndoqën nga afër edhe deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati. “Protestat e nisura me 22 dhjetor do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj narkoqeverie. Ata janë destabilizuesit e këtij vendi, qeveria teknike është zgjidhja dhe ne nuk do ndalojmë në këtë betejë. Gjykata rrëzoi narkoqeverinë dhe i nxori të lirë”, u shpreh Flamur Noka.