Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Durrësit

Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Durrësit

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Cërloj akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. Ndërkohë masa “arrest shtëpie” u la në fuqi dhe për mjeken Y. Sema, 65 vjeçe. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës, pak ditë më parë.