Gjykata lë në burg njerkun nga Gjirokastra, dyshohet se abuzoi me vajzën e mitur
Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kelmend Kursa, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Vendimi është marrë sot, më 28 janar 2026, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në orën 14:00, ku trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Orinda Lloshi, pranoi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës duke vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës shtrënguese “arrest në burg”. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin K.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”, thuhet në vendim. Nëna e vajzës kishte denoncuar edhe më parë...
Burimi:
argjiroja.net