Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra e zv. kryeministres

Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim për padinë e Ramës, mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra e zv. kryeministres

Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra. Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. “Gjykata Kushtetuese vendosi: Rrëzimin e kërkesës. Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Kushtetueses”, thuhet në vendim. Top Channel