Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, i nxjerrë më 6 mars.Sipas vendimit të Gjykatës, masa është vendosur ex officio dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 mars, ose deri në një vendim përfundimtar për çështjen. Gjatë kësaj periudhe, presidentes Osmani i ndalohet të ndërmarrë veprime të mëtejshme lidhur me dekretin, ndërsa edhe Kuvendi nuk mund të marrë vendime që lidhen me të.Gjykata theksoi se kjo masë synon të parandalojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve në Kosovë.Vendimi nënkupton se presidentja nuk mund të shpallë datë për zgjedhje të reja për sa kohë masa është në fuqi. Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është...
Burimi:
sarandanews.com