Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të zëvendësojë masën e sigurimit ndaj Xhelal Rrajës, i cili ishte i pandehur dhe më parë i arrestuar në burg. Me vendimin nr. 26, datë 04.02.2026, i marrë nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, u pranua kërkesa e Rrajës për zëvendësimin e masës së sigurimit të vendosur më 15.05.2024 dhe 12.07.2024. Masa e re e caktuar ndaj tij është “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit Penal. Sipas vendimit: -Rraja nuk mund të largohet nga banesa e tij dhe nuk mund të komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të.   -Zbatimi dhe mbikëqyrja e masës do të...