Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën

Lefer Koka TIRANË-Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimin e SPAK dhe ka miratuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për shuarjen e masës së sigurisë për ish-ministrin Lefter Koka. Apeli i GJKKO-së thekson se ishin kaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe për këtë arsye u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. SPAK kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, ndërsa pas vendimit të sotëm, Prokuroria e Posaçme ka mundësi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit të caktuar. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u lirua në dhjetor të vitit të kaluar, pasi qëndroi për 4 vite në burg, që prej 14 dhjetorit të vitit 2021. NJOFTIMI I GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga...