Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU, kërcënoi punonjësit
Gjykata e Durrësit vlerëson si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Elton Varaku, ish-drejtorit të AKU-së, dhe cakton masën Arrest me burg Varaku ka kërkuar falje, ndërsa avokati u shpreh se ishte një reagim i çastit. Ai akuzohet nga prokuroria për shkatërrim prone dhe kanosje. Pas marrjes së vendimit për largimin nga detyra, ish‑Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka shfaqur probleme në sjellje. Të premten që lamë pas, ai është kthyer në zyrë duke shpërthyer në veprime të dhunshme. Ai ka shkatërruar kompjutera dhe objekte të ndryshme pune, duke përdorur gjithashtu gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit. Policia ndërhyrti pas marrjes së njoftimit dhe e arrestoi atë në flagrancë. Gjatë dekadës së fundit, 41-vjeçari nga Shijaku ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në...
Burimi:
top-channel.tv