Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi nga Anuela Ristanit, i paligjshëm

Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi nga Anuela Ristanit, i paligjshëm

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm shkarkimin e tij. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, sipas gjykatës, shkarkimi i Dokushit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale, i cili u shkarkua më 21 mars 2025. Në vendimin e gjyqësor për rikthimin në punë të sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, thuhet se ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim. Pas vendimit ka reaguar Alban Dokushi :”Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të drejtuesit politik të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, vendimi i Gjykatës Administrative rikthen gjithashtu...