Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
“Gjoba 90 mln euro po fshihet!”/ Gazetarja zbulon skemën: Si dështoi shteti t’i marrë Bankers paratë e gjobës dhe detyrimeve
ola xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka shpjeguar se si Bankers Petroleum po shpëton nga pagesa e një gjobe të majme, pas veprimeve të zyrtarëve shqiptarë dhe ligjit të fundit për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas Xamës, Bankers pritet të përfitojë nga Paketa Fiskale, që amniston gjobat e marra në vitet e shkuara. “Ka qenë viti 2011-2012 dhe 9 muaj të 2013, që nisi një skemë shumë e madhe e shpërndarjes së naftës pa cilësi dhe pa paguar taksën e akcizës, ose kontrabandë, që ndyrshe ishte holluesi, solari, dylienti, naftë e cilësisë më të dobët, që përdoret për nevoja teknologjike të shpimit të puseve, duke qenë se nafta nëntokë është e rëndë, ka nevojë për presion që...