GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes! Kryemadhi: Sido që të shkojë, do shihemi një herë në muaj

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes! Kryemadhi: Sido që të shkojë, do shihemi një herë në muaj

Monika Kryemadhi TIRANË-Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, kreun e PL, Ilir Meta. Kryemadhi njejtë si herët e tjera përshëndeti mediat, ku nuk i ka kursyer batutat, teksa u shpreh se do të shohë çfarë vendimi do jepet nga gjyqtarja sot. Monika Kryemadhi: Sido që të shkojë puna, do shihemi një herë në muaj. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë sot vendimin nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë apo jo për gjykim. Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj...