GJKKO kalon për gjykim dosjen Meta-Kryemadhi: Do shohim ‘Big Brother’-in e drejtësisë, Iliri shans në Strasburg
Avokati Kujtim Cakrani dhe Monika Kryemadhi TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë, të kalojë për gjykim. Dosja përfshin tre hetime, çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror. Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se gjykata pranoi se hetimet janë të paplota dhe se mungojnë prova materiale dhe dëshmi, por sërish vendosi të mos pranojë kërkesat për plotësim hetimesh dhe ta...
Burimi:
zeri.ai