GJKKO kalon për gjykim Benet Becin
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim çështjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me gjashtë persona të tjerë. Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 17 mars 2026, pasi gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për dërgimin e çështjes në gjyq. Sipas vendimit nr. 63, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Marinela Osmani vlerësoi se ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e procesit gjyqësor. Beci, së bashku me të pandehurit Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni, akuzohen për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, sipas neneve 258...
Burimi:
kohajone.com