GJKKO e dënoi me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për arrestimin e Memollës dhe dy bashkëpunëtorët (EMRAT)
edison memolla DURRËS- Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla është vetëdorëzuar disa orë pas vendimit të Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg, pasi u gjet fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim. Policia e Durrësit ka dhënë detaje, teksa bën me dije se është ekzekutuar vendimi për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, si dhe Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës ekzekutuan vendimin e datës 09.02.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka dënuar me nga 1 burgim, shtetasit E. M., 39 vjeç, B. Xh., 48 vjeç dhe N. T., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në...
Burimi:
zeri.ai