GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër (EMRAT)

GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Gjykata e Posaçme ka dënuar me 59 vite e 6 muaj burg 6 anëtarë të një grupi kriminal të akuzuar për kultivim e trafik lëndë narkotike, grup i cili u godit në vitin 2023.  Në nëntor të vitit 2023, Policia e Shkodrës sekuestroi një sasi droge në një banesë të pabanuar afër lumit Kir, si dhe mjete për përpunimin e lëndës narkotike, të cilat u gjetën në posedim të këtyre shtetasve. Hetimet zbuluan se grupi kishte kultivuar 10,274 bimë cannabisi në fshatrat Kir dhe Pult. Të arrestuarit kishin lidhje familjare dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe, sipas hetimeve, vepronin si një grup i strukturuar kriminal ku secili kishte rolin e tij, që nga sigurimi i farave narkotike deri te kultivimi, prodhimi dhe shitja e drogës....