Gjirokastra nuk gjen qetësi! Probleme në rrugën për në Tepelenë, inertet bllokojnë rrugën

Gjirokastra nuk gjen qetësi! Probleme në rrugën për në Tepelenë, inertet bllokojnë rrugën

PAMJE NGA VENDNGJARJA GJIROKASTËR-Rreshjet e shumta të shiut kanë paralizuar Gjirokastrë, ku përpos dëmve të shumta inertet vijonë të jenë problemi kryesor. Aksi Gjirokastër-Tepelenë është bllokuar sërish për shkak të rrëshqitjes së dheut. Intertet kanë bllokuar aksin në afërsi të kthesës së fshatit Hormovë. Në vendngjarje punonjësit e firmës konçensionare po punojnë për largimin e baltës nga rruga. Ndërkohë OSHEE informon se, mungon energjia elektrike në njësinë adm. Kurvelesh, Bashkia Tepelenë dhe Ballaban, Bashkia Këlcyrë. Sa i përket situatës hidrike, niveli i lumit Vjosë, në pikë-matjen e Memaliajt, raportohet të jetë nën kuotën 3.7 metra.