Gjirokastër/ Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën, bashkia në pritje të ekspertëve
Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë në kushte izolimi, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin. Pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë përmbytjeve që goditën qytetin, rruga kryesore që lidh këto lagje me pjesën tjetër të Gjirokastrës mbetet ende e bllokuar, pa asnjë zgjidhje konkrete. Çdo ditë, banorët detyrohen të kalojnë mbi masivin e dheut të rrëshqitur, në një zonë tepër të rrezikshme, duke vënë seriozisht në rrezik jetën e tyre. Në vend të një ndërhyrjeje urgjente, ata janë lënë të përballen vetë me pasojat e një situate që kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Shqetësimi i komunitetit është i lartë. Banorët denoncojnë mungesën totale të vëmendjes nga Bashkia e Gjirokastrës, e...
Burimi:
kohajone.com