Gjirokastër, dëme nga moti i keq/ Toka në disa lagje të qytetit ka rrëshqitur duke sjellë shqetësim për banorët: Jemi të bllokuar

Gjirokastër, dëme nga moti i keq/ Toka në disa lagje të qytetit ka rrëshqitur duke sjellë shqetësim për banorët: Jemi të bllokuar

Rruga që lidh tre lagje në zonën pas Kalasë Argjironë e Gjirokastër është bllokuar si pasojë e një rrëshqitjeje të madhe dheu, duke vështirësuar ndjeshëm jetën e përditshme për dhjetëra e qindra banorë. Bëhet fjalë për rreth 12 mijë banorë të lagjeve Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë, të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situatë. Masivi i madh i dherave ka zënë rrugën kryesore që lidh lagjet, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të mjeteve dhe duke kufizuar aksesin në shërbime. Banorët janë të detyruar të lëvizin në këmbë nëpër shtigje të improvizuara, në kushte të vështira dhe të pasigurta. Veçanërisht e vështirë është situata për 170 fëmijë që ndjekin shkollën “Naim Frashëri”, të cilët, ndonëse vazhdojnë të shkojnë në mësim, detyrohen...