Gjinishi: Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e luftës me Iranin
Konflikti mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara po zgjerohet me shpejtësi, ndërsa disa vende evropiane po përfshihen gjithnjë e më shumë në aspektin ushtarak dhe logjistik. Analisti dhe pedagogu Ermir Gjinishi, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” sulmin e nisur më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, e cilësoi situatën si një luftë të paramenduar. ”Ajo që po përpiqet të krijojë propaganda, se Izraeli në këtë kontekst është viktimë, nuk qëndron. Izraeli nuk është viktimë, por arsyeja e këtij konflikti. Irani është sulmuar dy herë dhe nuk ka sulmuar asnjëherë i pari si shtet. Lufta 12-ditore tregoi se Izraeli nuk mund ta përballojë i vetëm një luftë me Iranin. Për këtë arsye ndërhyrja e SHBA-së është vendimtare. Nga këndvështrimi iranian, fakti që...
Burimi:
kohajone.com