Gjimshiti: Kombëtarja nuk e meritonte humbjen. Shpresa te Kosova!
Berat Gjimshiti foli pas eliminimit të hidhur të Kombëtares shqiptare ndaj Polonisë. “Në këto momente është shumë e vështirë të gjejmë fjalët. Jemi të gjithë të mërzitur, ishte rasti i fundit për të shkuar në Botëror. Shpresoj që brezi i ri t’ja mundësojë këtë shqiptarëve. Në pjesën e parë ishim shumë afër, goli nga korneri më pas në pjesën e dytë. Nuk e meritonim. Tani është e thjesht prapa ndeshjes, sigurisht ato kishin më shumë fizik. Ne na mungonin disa lojtarë më shtatlartë. Ndoshta ishte topi perfekt te Levandovski, ndoshta mund të mbronim më mirë. Nga gabimet mëson, por shumë e vështirë të gjesh fjalët. Si shkoi ndeshja, rasti për 2-0, por edhe për 2-1. Ata ishin të hapur mbrapa për kundërsulme. Çfarë të bëjmë,...
Burimi:
argjiroja.net