Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i bën shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit, reagim ka bërë edhe Policia Federale e Gjermanisë. Një informacion i ardhur në “Pamfleti” nga burime në kupolën e Policisë së Shtetit tregon se dy javë më parë Policia Federale e Gjermanisë ka paralajmëruar Policinë Shqiptare për ndërprerje bashkëpunimi në disa dosje specifike. Ky paralajmërim është shoqëruar me argumentin se drejtues të Policisë Shqiptare, në disa raste të shkëmbimit të informacioneve për aksione të përbashkëta, kanë shkelur marrëveshjen e konfidencialitetit në partneritetin dypalësh për luftën kundër krimit të organizuar. Mesazhi që i është dërguar ish-drejtorit Ilir Proda, tre ditë para shkarkimit të tij, është shoqëruar edhe me referenca...