Gjermania, Franca dhe Britania: Irani të heqë dorë nga programi bërthamor
Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar informojnë se “nuk kanë marrë pjesë” në sulmet amerikane ndaj Iranit. Ato theksojnë se i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit “të heqë dorë nga programi i tij bërthamor” dhe dënojnë kundërpërgjigjet e Teheranit ndaj vendeve të rajonit. “Nuk kemi marrë pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët e rajonit”, thuhet në deklaratën e grupit E3. Nga ana tjetër presidenti Vladimir Putin zhvilloi një video-konferencë me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se u diskutua në lidhje me sulmet e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit. Linjat ajrore globale kanë anuluar dhe po ndryshojnë itinerarin e fluturimeve në të...
Burimi:
kohajone.com