Gjergj Luca: Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Gëzuar vëllezër të një gjaku!
Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sipërmarrësi Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh që shkon përtej urimit ceremonial. Ai e vendos këtë datë jo vetëm si kremtim, por si ndërgjegjësim. “Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Gëzuar vëllezër të një gjaku!”, është thirrja e tij e parë, një përqafim simbolik që kapërcen kufijtë administrativë dhe rikthen në kujtesë lidhjen organike të një kombi. Por Luca nuk ndalet te entuziazmi festiv. Ai e quan këtë përvjetor një ditë që duhet të jetë njëkohësisht festë, alarm, reflektim dhe evokim. Festë për lirinë e fituar; alarm për përçarjet që rrezikojnë ta zbehin atë; reflektim për sakrificën e bërë; evokim për të mos harruar çmimin e paguar. Ai kujton se kjo liri është paguar me gjakun e bijve dhe bijave...
Burimi:
kohajone.com