Gjergj Luca dhe vepra e parë humane e “Fondacionit Rozafa”, ndërtimi i shtëpisë së rrënuar nga reshjet të lulishtarit

Gjergj Luca dhe vepra e parë humane e “Fondacionit Rozafa”, ndërtimi i shtëpisë së rrënuar nga reshjet të lulishtarit

“Xhevahiri, një burrë zotni e punëtor i palodhur, mbeti pa shtëpi. Reshjet e fundit ia shkatërruan strehën, por ne nuk do ta lëmë në rrugë. Fondacioni Rozafa dhe gjithë punonjësit tanë po angazhohen për ta gëzuar sërish Xhevahirin dhe familjen e tij…”. Ky është mesazhi i thjeshtë, por thellësisht njerëzor, që Gjergj Luca përcjell në videon e publikuar së fundi në rrjetet sociale, ku shihen punonjës të Fondacionit Rozafa duke punuar për rindërtimin e shtëpisë së njërit prej punonjësve të tyre. Në këtë akt nuk ka vetëm tulla dhe çimento, beton dhe hekur, përkushtim dhe punë, por një filozofi solidariteti që shkon përtej ndihmës së rastit. Luca shpreh vlerësim të veçantë për Xhevahirin, punëtorin që kujdeset për lulishten dhe për gjithë atë “Kopsht të Edenit”...