Gjeneratori nuk funksionoi, shefi i Reanimacionit për ndërprerjen e energjisë në QSUT: Pacientët e intubuar u zhvendosën nga reanimacioni
Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në QSUT, ku u shkëput energjia elektrike. Gjeneratori nuk funksionoi pas ndërprerjes së energjisë, ndërsa Lilaj deklaroi se momenti më delikat ishte trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencë respiratore. Ndërprerja filloi në orën 20:18 dhe në orën 20:43 nisi transporti i të sëmurëve në godinën tjetër, pasi pajisjet nuk funksionuan. Sipas tij, ndërprerja e energjisë elektrike, nuk cënoi jetën e pacientëve. “Momenti më delikat është trajtimi i të sëmurëve që kanë nevojë për asistencën aspiratore. Këto pacientë, në kushte te ndërprerjes së dritave janë me pajisje back up që siguron funksionimin e tyre të plotë më energji të...
Burimi:
top-channel.tv