Gjenerata IA, si po shndërron fëmijërinë
Foto Ilustruese TIRANË- Mësuesit mbetën të habitur. Disa nga nxënësit që përdornin Khan Academy, një platformë online të të mësuarit, dukeshin sikur po kopjonin në detyrat e matematikës me ndihmën e një bashkëpunëtori të panjohur. Një hetim arriti më në fund të zbulonte fajtorin: Pitagorën, një matematikan i lashtë grek me dobësi për trekëndëshat kënddrejtë. Si mjet studimi, Khan Academy u lejon nxënësve të bisedojnë me simulime me Inteligjencë Artificiale të mendjeve të mëdha të së kaluarës. Fëmijët kishin zbuluar se, me pak nxitje, Pitagora digjital ishte shumë i gatshëm t’ua bënte detyrat e shtëpisë. Fëmijët janë pionierët, si dhe subjektet e para mbi të cilat po testohet Inteligjenca Artificiale (IA). Adoleshentët amerikanë kanë më shumë gjasa se prindërit e tyre ta përdorin IA në shtëpi...
Burimi:
zeri.ai