Gjendja e Pediatrisë, deputeti poston pamjet dhe apelon qytetarët: Merrni çadër kur të shkoni
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi reagon me ironi për gjendjen e Pediatrisë në spitalin e Lushnjës, duke postuar pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit. Për të qytetarët duhet të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete. ”Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnjë. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqëruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit.
Burimi:
kohajone.com