Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I riu ishte aksidentuar më 10 Janar, ndërsa udhëtonte me shokun tij Andi Losha dhe makina përfundoi në përroin e fshatit Darsë. Trupi u gjet lokalizua rreth 30 kilometra larg vendit të aksidentit. Që nga dita e aksidentit, kërkimet në lumë janë zhvilluar pa ndërprerje. Në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë dhe struktura të tjera. Në operacion kanë marrë pjesë edhe ekipe nga Kosova me mjete dhe pajisje speciale.
Burimi:
opinion.al