Gjendet pa shenja jete një shtetas gjerman në Fier, dyshimet e para
Një shtetas gjerman është gjetur i pajetë në banesën e marrë me qira në lagjen “ Kongresi i Përmetit” në Fier. Sipas burimeve paraprake policore i moshuari rreth 80 vjeç prej tre ditësh nuk kishte kontakte me familjarët dhe miqtë që e shoqëronin në Fier, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë. Shtetasi Detlef Fertig, ndodhej në Fier prej 15 ditësh për turizëm dentar por ka humbur jetën. Nga këqyrja paraprake e trupit i moshuari nuk ka shenja dhune, çka mendohet që vdekja mund të ketë qenë natyrale. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk...
Burimi:
top-channel.tv