Gjendet një person i pajetë në Elbasan, ishte veshur me…dyshimet e para (EMRI)

Gjendet një person i pajetë në Elbasan, ishte veshur me…dyshimet e para (EMRI)

FOTO ILUSTRUESE ELBASAN- Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në Elbasan. Viktima është identifikuar si Vasil Gashi, rreth të 60-ve. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa sipas informacioneve paraprake bëet me dije se viktima mbante në trup një uniformë pune. Shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta, teksa po kryhen verifikimet nëse kemi të bëjmë me shkaqe natyrore apo ka faktorë të tjerë të jashtëm. Megjithatë, pritet kryerja e një ekspertize mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë, pritet që në orët në vijim të ketë informacione më të detajuara mbi këtë rast tragjik, pasi hetimet janë në vazhdim./ZËRI