Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

Gjendet një çantë e dyshimtë në rrugën e Barrikadave në Tiranë, pritet njësia anti-eksploziv

Një çantë e dyshimtë është gjetur në Tiranë, pranë Rrugës së Barrikadave. Policia ka thirrur njësinë anti-ekaploziv për të bërë verifikimet e nevojshme. Ndërkohë pas verifikimeve përkatëse që do të kryejë njësia anti-eksploziv, do të dilet në një përfundim nëse çanta në fjalë përbën rrezikshmëri për qytetarët ose jo. Njoftimi i Policisë: Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative e Policisë së Tiranës se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë. Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi. gijotina.com/