Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e humbur

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e humbur

14-vjeçarja, e cila u largua mëngjesin e të mërkurës nga banesa e saj në Durrës, është gjetur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga e ëma e saj, e cila bën me dije se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe u bashkua me familjen. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në largimin e saj, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.