Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Gjendet i djegur 66-vjeçari në Elbasan, policia: Ra në kontakt me rrymën elektrike
foto ilustruese ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka mdodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në katin e parë të një pallati. Personi i djegur është identifikuar si një 66-vjeçar me iniciale E.A. Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka humbur jetën. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi E. A., 66 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe, si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.