Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Një 31-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në ambientet e një hoteli në Durrës ditën e djeshme më 21 mars. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Lidhur me ngjarjen Prokuroria ka nisu hetimet për dy administratorët e hotelit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku u gjet e pajetë 31-vjeçarja. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës...
Burimi:
zeri.ai